TURIZËM Më shumë

Komuna e Ulqinit ndër vite nuk e ka rrespektuar marrëveshjen e nënshkruar me NP “Të Mirat Detare”

Prej tvteuta11:07, 19 Nëntor 2018

Një problematikë e pa zgjidhur e cila çdo vit theksohet edhe më shumë është hedhja e mbeturinave në pjesën e pasme të plazheve.  Kjo Zonë i takon të Mirave Detare e cila ka nënshkruar kontratë me Komunën e Ulqinit ku 50 % e mjeteve të vjelura nga NP Të Mirat Detare i shkon Komunës së Ulqinit me qellim që një pjesë e atyre mjeteve ti ndahet edhe NP Veprimtaritë Komunale me qellim pastrimin dhe mirëmbajtjen e kësaj zone, deklaroj për Televizionin Teuta drejtori i Bordit drejtues të NP “Të Mirat Detare” Xhaudet Cakuli.

A është rrespektuar kjo marrëveshje? Përgjigja nga drejtori i NP “Veprimtaritë Komunale” është se Komuna nuk i ka hedhur mjetet e caktuara Ndërmarrjes për Veprimtari Komunale. Që nga vitit 2013 nga mos nënshkrimi i kontratave  NP “Vepritmtaritë Komunle” ka  humbur 800 000 euro deklaroi për Televizionin Teuta drejtori Skender Kaleziqi.

Viti 2019 do të ketë ndryshime në ligj ku parashikohet që mjetet nga NP “Të mirat Detare” do tu derdhen direkt np publike për veprimtari komunale në komunat bregdetare , gjë kjo e cila do ta ndryshojë dukshem situaten.

Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq në lidhje me këtë situatë shprehet vetëm se ndryshimi i cili do të ndodhë në ligj do të bëjë që situata e  tanishme të zgjidhet.

Ndryshimi në ligj pritet pozitiv edhe nga vetë NP “Veprimtaritë Komunale”.

Qe nga nënshkrimi i kontratës në mes të Komunës së Ulqinit dhe NP Veprimtarirë Komunale rezulton se ka pasur keqpërdorim dhe mos rrespektim të marrëveshjes, duke qënë se nga 50 % nuk janë ndarë mjete për Ndërmarrjen Publike . Ku kanë shkuar këto të holla në 6 vitet e fundit, përgjigen e dinë më së miri vetë udhëheqësit ndër vite.

  • 1

    Radio