Komuna çmon talentet e rinj sportiv
Prej tvteuta22 September 2017
Kryetari i Komunës Nazif Cungu priti sot në takim basketbollistin e talentuar nga Ulqini Haris Karamanaga, i cili ishte pjesë e përfaqsueses së Malit të Zi për kadetë që arriti medaljen e argjendtë në kampionatin e fundit europian. Kryetari lavëdroi arritjet sportive të Karamanagës dhe e falenderoi atë për promovimin e Ulqinit si qytet që e don sportin. Komuna e Ulqinit me këtë rast siguroi edhe një mbështetje financiare për Karamanagën, në mënyrë që ti lehtësohet rruga drejt sukseseve të mëtejshme. Karamanaga për televizionin Teuta tha se e ka ndjerë veten krenar gjatë gjithë kohës për arritjet në kampionatin europian, si i vetmi përfaqsues i shqiptarëve nga Ulqini.