Sporti Më shumë

Klubi i taekwondo-së “Ulqini” , vendi i parë në “Fojnica Open 2018″

Prej tvteuta10:26, 4 Qershor 2018

Vjen dhe trofeu i 12 për klubin e Taekwondo-së Ulqini gjatë sezonit pranveror. Ky klub fitoi kupën e vendit të parë në turneun “Fojnica open” i cili për të 21-tin vit me radhë u mbajt në Sarajevë. Në këtë aktivitet sportiv Taekwondo Ulqini u paraqit me 22 garues të cilët grumbulluan 19 medalje dhe 4 kupa, ndër to 5 medalje të arta, 9 medalje të argjendit dhe 5 medalje të bronzit.

Në kategorinë e kadetëve të rinjë klubi fitoi kupën e vendit të dytë, në kategorin e kadetëve kupën e vendit të tretë, ndërsa në rënditjen e përgjithme kupën e vendit të parë. Garuesit Bledar Kasmi dhe Merisa Malokraja u shpallen garuesit më të suksesshëm të turneut.

  • 1

    Radio