Sporti Më shumë

Klubi i basketbollit “Ulqini” në gjendje të rëndë financiare

Prej tvteuta10:00, 28 Tetor 2016

Trajneri i klubit të basketbollit “Ulqini” Darko Vujaçiq,  për TV Teuta konfirmoi disa fakte të cilat nuk janë aspak pozitive. Klubi është në një situatë të vështirë financiare, çka vendos në pikëpyetje edhe pjesëmarrjen e klubit në sezonin e ardhshëm, gjë që sipas tij është mjaft e rëndë për këtë klub. “Disa lojtarë kanë ardhur në formë huazimi dhe kemi nevojë edhe për 3-4 lojtarë të tjerë në mënyrë që të kemi lojtarë të mjaftueshëm gjatë ndeshjeve.

Gjendja në klub është alarmante dhe lusim të gjithë biznesmenët e interesuar, por edhe komunën e Ulqinit që të na mbështesin”, tha Vujaçiq.  Klubi i vetëm në qytetin tonë të cilët për vite me radhë luan në kategorinë e parë, siç thotë Vujaçiq, nuk e meriton të gjendet në një situatë të tillë financiare. Të dielën “Ulqini”  pret skuadrën e Lovqen nga Cetina, e vlefshme për xhiron e tretë të Erste Ligës.

 

  • 1

    Radio