Sporti Më shumë

KK “Ulqini” për vitin 2017 fitues i 303 medaljeve

Prej tvteuta19:13, 20 Dhjetor 2017

Klubi i karatesë “Ulqini” në vitin 2017 është fitues i 303 medaljeve, tri medalje ballkanike dhe një refer ballkanik i licensuar. Kanë marr pjesë në turne si në vend ashtu dhe jashtë, në gara me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar. Sukseset e shumta të cilat kanë karakterizuar punën 42-vjeçare të cilët kanë zbuluar talentë të shumtë. KK “Ulqini” momentalisht numëron 92 anëtarë, ku prej tyre 63 janë garues dhe 29 fillestarë. Të ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e re” ishin trajneri Kujtim Sukaliqi me dy garuesit e klubit Adnan Kuqi dhe Albert Rudoviq të cilët folën për arritjet e tyre me të cilat janë shumë të kënaqur, me theks të veçant në Kampionatin Ballkanik.

  • 1

    Radio