Sociale Më shumë

Këshilli i prindërve i shkollës “Mahmut Lekiq, shpall bojkot të mësimit

Prej tvteuta09:58, 18 Shtator 2017

Këshilli i prindërve i shkollës fillore “Mahmut Lekiq” nga Tuzi, ka njoftuar se në takimin e mbajtur me 16 shtator, u kkonstatua se kërkesat e tyre që mësimdhënësit që japin mësim në paralelet shqipe të kenë njohuri të kësaj gjuhe nuk janë plotësuar , prandaj vendosi që prej sot të fillojë bojkoti i mësimit. Në deklaratat e dhëna nëpër portale dhe media të ndryshme, nga perfaqësuesit e shkollës dhe Ministrisë së arsimit, është thënë se kërkesat e Këshillit të prindërve janë plotësuar dhe se problemi është zgjidhur plotėsisht, por prindërit thonë se e vërteta është ndryshe,  pas edhe në katër paralele, gjuha italiane zhvillohet nga një mësuese qe nuk e njeh shqipen.

Po ashtu në vend të bashkëpunimit, në adresë të prindërve janë dërguar etiketime qellimkqia vetëm e vetëm që të shmangen përgjegjësitë institucionale. Kėshilli i fton të gjithë prindërit që nga dita e hënë të bojkotohet mesimi në orët e gjuhën italiane në ato klasë ku ende nuk është plotësuar e drejta e arsimimit në gjuhën shqipe. Nëse Ministria e arsimit dhe Drejtoria e shkollës nuk veprojnë urgjentisht në plotsimin e kerkesës në fjalë, Këshilli do të ndërmarrë masa më të ashpra, pra bojkot total të mesimit si në shkollën amë në Tuz, ashtu edhe në tri paralelet e saja, për çka ka mbeshtetjen e padiskutueshme të prindërve. Për këta hapa Kėëshilli i prindërve do ti njoftojë edhe organizatat ndërkombëtare në vend, thuhet në deklaratën e tyre.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio