Ekonomi

Aktuale Më shumë

KADRI VESELI: PRODHUESIT SHQIPTARE DUHET TE PERKRAHEN

Prej tvteuta23 April 2017

Me daten 21 prill ne Peje u mbajt Forumi ekonomik i prodhuesve shqiptare ne te cilin moren pjese  nje numer i madh i prodhuesve nga te gjitha trevat shqiptare, si dhe perfaqesues te Dhomave  ekonomike te Shqiperise, Kosoves dhe Maqedonise. Qellimi kryesore i ketij takimi eshte rrjetizimi i te gjithe prodhuesve dhe menyra e funksionimit te metejshem ne mes te shteteve shqiptare por edhe atyre shteteve ku ka popullate shqiptare. Kryeparlamentari i Kosoves Kadri Veseli, si protagonist me i larte i forumit,  gjate diskutimit te tij tha se Kosova urgjentisht duhet ta ndryshoje vizionin e saj  te prodhimeve vendore, sepse ka kapacitete te shumta dhe biznese te medha, kurse nga ana tjeter renditet ne vendin e pare sa i perket papunesise ne rajon. Ai poashtu tha se diaspora duhet te ndalet me nisjen e mjeteve materjale per ceshtje sociale sepse me kete menyre krijohen kriza te punesimeve ne vend, rinia kenaqet me ato mjete dhe anashkalon punesimet te cilat mund ti ofrohen.