Aktuale Më shumë

Jo të gjithë qytetarët në vend kanë të njëjtën mundësi për t’u informuar

Prej tvteuta07:52, 7 Mars 2023

Rreth 40 për qind e të anketuarve në Mal të Zi përcjellin përmbajtje informative përmes mediave rajonale, gjë që është veçanërisht shqetësuese, duke pasur parasysh faktin se kemi një numër të madh të mediave vendore me përmbajtje të ndryshme, tha drejtoresha e Agjencisë për Media Elektronike, Sunçica Bakiq.

Këtë e ka bërë të ditur, duke prezantuar rezultatet e hulumtimit për zakonet dhe qëndrimet e dëgjuesve dhe shikuesve të përmbajtjeve të RTV-së në Mal të Zi.

Ajo tha se programet televizive komerciale me mbulim kombëtar janë shënuar si më të rëndësishmit për informimin e qytetarëve, pasuar nga shërbimi publik kombëtar dhe shërbimet publike lokale. Shërbimet më të rëndësishme të informacionit janë televizioni dhe portali.

Një e pesta e të anketuarve thanë se e dëgjojnë programin e radios përmes një transmetimi online dhe më së shpeshti këtë e bëjnë përmes FM.

  • 1

    Radio