Miratimi i Planit Hapësinor Urbanistik , krijon një ambient të ri për investime në Ulqin
Prej tvteuta18 January 2017
Në organizim të Komunës së Ulqinit ,në Hotelin ,,Dolcino,,u mbajt takimi me përfaqësuesit e kompanive dhe firmave më të njohura të qytetit tonë. Ishte i pranishëm dhe Drejtori i Agjencisë së Malit të Zi për promovimin e investimeve të huaja –MIPA, Millosh Jovanoviq me bashkëpunëtorë. Duke përshëndetur të pranishmit e shumtë Kryetari Cungu tha se se me miratimin e Planit hapsinorë në fund të vitit që lamë pas ,një fillim i ri ka nisur për komunën tonë kur janë në pyetje investimet dhe investitorët .Plani promovon interesat e përbashkëta të qytetarëve për një zhvillim të shpejtë ekonomik, tha Cungu dhe nënvizoi se Komuna dëshiron të jetë partner me afaristët dhe konformë kësaj Agjencia e Malit të Zi për promovimin e investimeve të huaja do të përgatisë një doracak në disa gjuhë për investimet në Ulqinit me të cilin do të prezantohet në Panairet e njohura botërore . Përfaqësuesit e Agjencisë së Malit të Zi për investime të huaja, prezantuan publikimet e tyre ku vend të vecantë zinte Plazhi i madh i Ulqinit . Në pjesën e dytë të takimit afaristët parashtruan një sërë pyetjesh në të cilat u përgjigj kryetari i Ulqinit dhe Drejtori i Agjencisë së investimeve .Të pranishmit përshëndetën organizimin e takimit dhe theksuan që ata duhet të jenë sa më të shpeshta.