Rajoni/Bota Më shumë

Incidentet me armë: New Yorku shpall gjendjen e katastrofës emergjente

Prej tvteuta09:30, 7 Korrik 2021

Guvernatori i New Yorkut, Andrew Como nënshkroi një urdhër ekzekutiv për shpalljen e  gjendjejes “katastrofe emergjente” për shkak të dhunës në shtet. Como tha se ata “kaluan nga një epidemi në tjetrën, ga coronavirusi në një epidemi të dhunës së armatosur. Më shumë njerëz po vdesin nga dhuna me armë sesa nga COVID-19”, tha Cuomo në një konferencë për mediai. Njoftimi pason një seri incidentesh me armë gjatë fundjavës së festave në qytetet anembanë SHBA-së. Cuomo tha se dëshiron që të gjithë ta kuptojnë shkallën e problemit. Siç tha ai, shteti do të krijojë Zyrën për Parandalimin e Dhunës së Armatosur brenda Ministrisë së Shëndetësisë të këtij shteti federal.

“Lufta kundër dhunës së armatosur nënkupton heqjen e armëve të paligjshme nga rrugët”, shkroi Cuomo në Twitter. Ai shtoi se 74 për qind e armëve të përdorura në qytetin e New Yorkut u blenë jashtë kufijve të tij.

  • 1

    Radio