TURIZËM Më shumë

Hapet solemnisht pikëvrojtimi në Shtegvashë

Prej tvteuta16:16, 27 Janar 2018

Sot në Shtegvashë ne një ceremoni modeste , ku i pranishëm , përveç zyrtarëve të Organizatës Turistike dhe Komunës së Ulqinit, ishte edhe zv.kryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj, u bë hapja e pikëvrojtimit në këtë zonë. Pas atij të Valdanosit ky është pikëvrojtimi i dytë që ndërtohet në Komunën e Ulqinit nga Organizata Turistike e qytetit tonë.

Zv.kryeministri Hoxhaj për Televizionin Teuta , u shpreh i gëzuar me investimet që janë realizuar në Komunën e Ulqinit dhe e përgëzoi kryetarin Cungu për punën e mirë në këtë drejtim. Nga ana e tij kryetari Cungu tha se ky pikëvrojtim ndodhet në pikë strategjike turistike, pasi gjendet në afërsi të kufirit në mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, si dhe ofron mundësi të shijimit të bukurive natyrore të zonës së Anës së Malit. Ai shprehu besimin se turistët që vizitojnë këtë vend do të jenë të kënaqur edhe me një atraksion shtesë në ofertën turistike të kësaj zone.

  • 1

    Radio