TURIZËM Më shumë

Grykëderdhja e Bunës kurrë me e ngushtë. Pritet reagimi i institucioneve

Prej tvteuta10:14, 9 Gusht 2017

Për shkak të mungesës reshjeve , uji nga Liqeni i Shkodres rrjedh në sasi shumë më të vogël çka lehtëson akumulimin e rërës duke ngushtuar në këtë mënyrë grykën e lumit Buna. Peshkatarët dhe pronarët e anijeve që transportojnë pasagjerë në këtë seksion janë shumë të shqetësuar. Ata janë të detyruar që në lum të hyjnë përmes grykëderdhjes së përbashkët në kufi me Shqipërinë.

“Grykëderdhja kaq e  cekët nuk mbahet mend as nga peshkatarët më të vjetër. “Çdo ditë orarin e lundrimit e zgjas për dy orë, pasi në lum mund të hyhet vetëm nga grykderdhja e përbashkët”, thotë pronari i anijes për transportin e udhëtarëve Zheljko Gjurishiq. “Në mëngjes jam përpjekur  të hyjë me barkë në Bunë dhe më është dashur ta parkoj në tokë. Gryka nuk është thelluar për një kohë të gjatë dhe këto janë pasojat,” tha për TV Teuta pronari i shtëpizës në Adë Millorad Zhizhek. Gjerësia e grykës ditëve të fundit është ngushtuar  në vetëm disa metra.

Është shqetësuese se pasdite uji rrjedh në drejtim të sipërm, dhe pasi deti çdo ditë sjell sasi të mëdha të rërës, barkat së shpejti nuk do të kenë munëdsi të hyjnë në lum. Këto ditë pritet reagimi i Drejtorisë së Ujërave, e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e cila do të marrë një vendim për ndërhyrje emergjente në grykëderdhjen e lumit. Nëse kjo nuk ndodh sedimentimi i rërës do të vazhdojë  edhe më shumë çka mund të sjellë pasoja shkatërruese.

  • 1

    Radio