Rajoni/Bota Më shumë

Gruevski s’pranon rezultatin. LSDM dhe BDI shpallin fitoren

Prej tvteuta09:53, 30 Tetor 2017

Komisioni qendror i zgjedhjeve në Maqedoni publikoi rezultatet e para të zgjedhjeve rajonale të së dielës nga të cilat rezulton se LSDM-ja e kryeministrit Zoran Zaev ka fituar në 17 komuna, BDI në gjashtë, Aleanca për Shqiptarët në tre, Lëvizja Besa në një, PDSH-ja në një dhe VMRO-DPMNE-ja në dy. Mbeten ende për t’u numëruar votat në kater prej 35 komunave ku u votua në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, shpalli fitoren në pjesën dërrmuese të komunave me shumicë shqiptare në Maqedoni.

Sipas tij, BDI-ja ka triumfuar mes të tjerash në Tetovë, Strugë, Çair, Dibër, Saraj, Pllasnicë dhe Kërçovë. Sa i përket komunës së Gostivarit, Ahmeti tha se janë në pritje të rezultateve finale, por njëkohësisht la të kuptohej se po përgatiten për humbjen e kësaj komune, ku kandidati i partisë së tij Nevzat Bejta garonte me Arben Taravarin e Aleancës për Shqiptarët. SDM-ja deklaroi se ka fituar thuajse në të gjitha zonat ku garuan kandidatet e saj, ndërsa Gruevski tha se nuk i njeh zgjedhjet vendore te cilat i quajti te falsifikuara.

  • 1

    Radio