Politikë Më shumë

Gjykimi për grusht shteti: Të pandehurit mohojnë akuzat

Prej tvteuta14:53, 21 Shtator 2017

Këshilli gjygjësor i Gjykatës së Lartë vendosi për caktimin e masës së paraburgimit për Millos Jovanoviq, i akuzuar për tentim terrorizmi gjatë ditës së zgjedhjeve vitin e kaluar. Këshilli më herët refuzoi që procesi ndaj të akuzuarit tjetër Bratisllav  Dikiq të veçohet për arsye shëndetsore dhe mocioni për lirimin e tij të përkohshëm u hodh poshtë. Mbrojtjen sot e paraqiten të akuzuarit Kristina Hristiq dhe Branko Miliq, të cilët mohuan veprën penale për të cilën akuzohen.

Miliq tha se i gjihtë procesi është një montim që kishte për qëllim hyrjen e Malit të Zi në NATO. Për shkak të gjendjes shëndetësore të Bratisllav Dikiq, gjykimi u ndërpre dhe do të vazhdojë nesër në orën nëntë.

  • 1

    Radio