Politikë Më shumë

Gegaj: Për ne Demarkacioni ka përfunduar

Prej tvteuta09:35, 21 Shtator 2017

 

Zyrtari i Partisë Demokratike të Socialistëve Nikolla Gegaj, ka deklaruar se çështja e Demarkacionit me Kosovën është e përfunduar dhe se nuk ka nevojë që të kthehet prapa. Gegaj vlerësoi se ajo më së shumti është çështje e mbrendshme politike e Kosovës e cila nuk do të ndikojë në përkeqësimin e marrëdhënieve të mira në mes dy vendeve.

Ai shtoi se kufijët eë ish Jugosllavisë janë gjerësisht të pranuar dhe të konfirmuar edhe nga faktori ndërkombëtar. “Besoj se institucionet e Kosovës kanë kapacitet demokratik që të sjellin vendimet e duhura dhe Mali i Zi në këtë drejtim do të tregojë durimin e duhur.”, tha ndër të tjera Gegaj.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio