Gegaj: Deklaratat e Jociq duhen dënuar
Prej tvteuta25 April 2017
Zyrtari i Partisë Demokratike të Socialistëve Nikolla Gegaj, ka reaguar ndaj deklaratës së deputetës së Frontit Marina Jociq, se një serb nuk duhet të pranojë të ketë epror në parti një boshnjak apo shqiptar. Ai tha se këto deklarata duhen dënuar nga shoqëra civile, partitë nacionale të pakicave, por edhe faktori ndërkombëtar. Gegaj tha se të gjithë qytetarët e Malit të Zi duhet të jenë të barabartë, pa marrë parasysh përkatësinë nacionale dhe fetare, dhe të kenë të drejtë të jenë edhe kryetar të partive politike. Ai shtoi se fatkeqsisht ishte mashtruar kur kishte menduar se koha e përhapjes së urrejtjes ka kaluar, por shprehu besimin se këta faktor janë pakicë dhe do të vazhdojnë të jenë të tilë edhe në të ardhmen.