Sociale Më shumë

Gara me qentë e gjuetisë në Ulqin

Prej tvteuta09:43, 16 Shtator 2017

Me iniciativë të Shoqatës së qenve të Malit të Zi dhe në bashkëpunim me ndërmarrjen publike për kultivimin e egërsirave  “Ulqini” , sot në Zogaj u mbajt gara e qenve të gjuetisë. Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së qenve Miodrag Vreteniçiq, tha për televizionin Teuta se njëkohësisht gara të ngjajshme mbahen edhe në disa qytete të tjera të Malit të Zi, çka tregon se vendi ynë është i njohur nga organizmat ndërkombëtar si destinacion i preferuar për manifestime të tilla.

Ai shtoi se pjesmarrësit në gara vijnë nga 12 shtete të ndryshme evropiane dhe falenderoi ndërmarrjen “Ulqini” për ndihmën e ofruar në organizimin e këtij manifestimi.

 

  • 1

    Radio