Ekonomi Më shumë

Frytëdhënia e ullinjve ka dështuar

Prej tvteuta10:07, 7 Nëntor 2018

Prodhimi i sivjetmë i ullirit në ullishtën e vjetër ka dështuar para së gjithash për shkak të kushteve të pafavorshme klimatike, por edhe të dëmtuesve të cilët sulmuan frytin. Këshilltari për bujqësi pranë Komunës së Ulqinit, Gani Rexha tha për Televizionin Teuta se faza e lulëzimit  ka filluar mire,por ndërkohë situate ka ndryshuar,pasi patëm një sulm të mizës  së ullirit.

“Apeluam tek ullishtarët që të bëjnë tretmanet e stërpikjes ,të mbrojnë ullishtat,por si duket nuk është vepruar në mënyrë preventive. Ullishtarët të cilët i kanë mbrojtur ullinjtë me kohë nuk kishin probleme. Miza e ullirit solli deri tek rënia e madhe e prodhimit, edhe pse u prit që sezoni do të jetë I frytshëm . Ndërkaq, në ullishtat e reja kemi një frytëdhënje të mirë,si rezultat  trajtimeve adekuate me kohë. “, tha Rexha. Aktualisht në Komunën e Ulqinit janë vendosur në funkcion tre mullinj për përpunimin e ullinjëve.

  • 1

    Radio