Kulturë Më shumë

Franca nderon Kadarenë me titullin më të lartë kombëtar

Prej tvteuta15:57, 1 Qershor 2016

Shkrimtarit më të njohur shqiptar, Ismail Kadare, i është dorëzuar dekorimi më i lartë që Franca mund t’i japëi ndonjë personaliteti:“Komandant i Legjionit të Nderit”.

Titulli i është dorëzuar nga presidenti francez, në pallatin presidencial “Elize”. Ceremonia është mbajtur me një rreth shumë të ngushtë të ftuarish dhe pjesëmarrës në të ka qenë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Titulli është shpallur që me fillimin e këtij viti, duke përkuar me muajin e 80-vjetorit të lindjes së shkrimtarit. I konsideruar si një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohore, Ismail Kadare, i përkthyer në 50 gjuhë të botës, është nominuar disa herë edhe me çmimin “Nobel” për letërsi.

  • 1

    Radio