Forca uron kryeministrin Rama për fitoren e arritur
Prej tvteuta29 June 2017
Forca e Re Demokratike përmes një deklarata për media ka uruar kryeiministrin e Shqipërisë Edi Rama për fitoren që partia e tij ka arritur në zgjedhjet e fundit parlamentare. “I nderuar zotëri Edi Rama, Kam nderin dhe kënaqesine që në emër te Forcës së Re Demokratike dhe në emrin tim personal t’ju uroj fitoren e madhe të cilen e keni arritur në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit . Votat e popullit shqiptar në këtë masë ndaj partisë Tuaj, tregojnë një lojalitet të mirëfilltë dhe punë të palodhshme për të ndryshuar vendin dhe për ta çuar atë sa më pranë Bashkimit Europian, aty ku synojnë të gjithë vendet e rajonit. Ne shqiptarët në Mal të Zi kemi nevojë për mbështetje dhe bashkepunim me shtetin amë, kemi nevojë që bashkë në mënyrë strategjike të veprojmë për të mirën e popullit shqiptarë, dhe këtë partneritet do ta gjeni çdo herë tek subjekti ynë politik”, thueht në deklaratën e nënshkruar nga kryetari i partisë Nazif Cungu.