Sporti Më shumë

Fillon turneu i tenisit “Bellevue Cup”

Prej tvteuta15:52, 25 Prill 2017

Në terrenet e klubit të tenisit “Bellevue” ka filluar turneu i parë ndërkombëtar për vitin 2017 , “Bellevue Cup”.  Ky turne mbledh mbi 70 garues deri në moshen 14 vjecare.

Drejtori i klubit të tenisit “Bellevue”, Senad Tafa shprehet për televizionin Teuta se ky turne do të zgjasë deri ne fundjavë. Tafa shton se menjëherë pas këtij turneu do të pasojnë  edhe turnetë e tjera të cilat janë të planifikuara si me kalendarin e tenisit të Malit të Zi ashtu edhe me atë ndërkombëtar. Nga dita e hëne do të fillojë turneu “Cungu Open 2017”.

  • 1

    Radio