Sporti Më shumë

Filloi turneu në ping pong “Trofeu i Ulqinit”

Prej tvteuta15:39, 22 Prill 2017

Klubi i ping-pongut “Valdanos” në bashkëpunim me Lidhjen e ping pongut të Malit të Zi me datat 22 dhe 23 prill organizojnë turneun ndërkombëtar “Trofeu i Ulqinit 2017”. Është viti i tretë që ky turne organizohet në Ulqin, ku këtë viti do marrin pjesë rreth 200 pjesëmarrës nga 7 shtete të botës ,të cilët do të garojnë në kategorinë e të rinjëve, të rriturve dhe veteranëve.

Kryetari i klubit të ping pongut profesor Remzi Pulti, për televizionin Teuta tha se njëri nga qëllimet e këtij turneu është që qytetit tonë ti ofrojmë sa më tepër aktivitete sportive në mënyrë që të plotësojmë ofertën turistike.  “Trofeu i Ulqinit 2017” u hap nga Ministri i te drejtave dhe pakicave ne Mal te Zi , Mehmet Zenka.

  • 1

    Radio