Sporti Më shumë

Filloi Kampionati Evropian i hendbollit në rërë për të rinjtë

Prej tvteuta09:53, 30 Qershor 2018

Ulqini është nikoqir i Kampionatiti Evropian i henbollit në rërë për të rinjtë, në të cilin marrin pjesë 34 skuadra kombëtare për meshkuj dhe femra. Kampionati filloi sot , kurse ndeshjet do të luhen në 4 terrene sportive, një qëndror dhe 3 ndihmës. Sekretari i Lidhjes së Hendbollit të Malit të Zi, Emir Beshlija, tha për Televizionin Teuta se turneu filloi sipas planifikimit dhe të gjitha skuadrat janë të kënaqura me kushtet që ofron Ulqini.

“Kjo është hera e parë që Lidhja e Henbollit e vendit tonë organizon një turne të tillë dhe jemi angazhuar maksimalisht që çdo gjë të shkojë siç duhet. Në turne marrin pjesë edhe skuadrat e meshkujve dhe femrave të Malit të Zi dhe shpresojmë për një rezultat pozitiv.”, tha Beshlija.  Ndeshja finale do të luhet të dielen në plazhin “Lido”.

  • 1

    Radio