Sociale Më shumë

Fillimi i nëntorit më i nxehti në 70 vitet e fundit

Prej tvteuta13:55, 7 Nëntor 2018

Ndërrimi i gardërobës verore me atë dimërore siç duket këtë vit po bëhet me hapa shumë më të ngadalët se viteve të kaluara. Temperatura të larta ,mot i kthejellët kanë qënë kryefjala e ditëve të para të nentorit, ku arriti kulmin në datë 3 nëntor ku edhe meteorologët e cilësuan të shtunën e 3 nentorit si ditën më të nxehtë të këtij muaji në 70 vitet e fundit.

Adriatiku jugor është cilësuar me mot mbi mesataren e të nxehtit për këtë periudhë të vitit, termometri në Ulqin fundjavën që lamë pas ka shënuar 28 gradë celzius, duke e bërë kështu 3 nëntorin e viti 2018 me të nxehetin që nga viti 1949 njoftuan nga Enti meteorologjik i Malit të Zi.

Ngrohja globale i referohet rritjes së temperaturës në planetin tokë në një periudhë të caktuar. Një tjetër kuptim i ngrohjes globale është ai i një hipoteze sipas të cilës ngrohja e tokës vjen si pasojë e përdorimit nga njeriu të lëndëve fosile. Ndryshimet klimatike në tokë kanë ndodhur me cikle të caktuara gjatë gjithë historisë së planetit, përfshirë ardhjen dhe largimin e akullnajave në epokat e akullta përkatëse.

Ngrohja globale shkaktohet nga gazet e dëmshëm si dyoksidi i karbonit i cili shkaktohet nga makinat, fabrikat etj. Ky gaz formon një shtresë në atmosferë e cila lejon deportimin e rrezeve të diellit në tokë por nuk lejon daljen e tyre mbi sipërfaqen e tokës. Kjo gjë shkakton ngrohje të menjëhershme të tokës duke shkrirë akullnajat ku jetojnë gjallesa si arinjtë polar, pinguinët, fokat etj.

Vendet e bashkimit evropian, duke shprehur shqetësim rreth një raporti të organizatës së kombeve të bashkuara mbi ngrohjen globale, ranë dakord për të kërkuar një ulje prej 35 për qind në emetimet e makinave deri në vitin 2030.

Megjithate jo te gjithe po perballen me temperatura te larta dhe me diell. Jo me large se italia eshte vendi i cili po vazhdon perballjen me stuhi te fuqishme.

Një valë masive ka thyer xhamat e një restoranti në italinë veriore, në kohën kur vendi është duke u përballur me një stuhi të madhe, vërshimet e së cilës deri më tani raportohet se kanë lënë së paku 29 të vdekur.nga pamjet që mund të shihni, vërehet si punëtorët të zënë në befasi arrijnë të largohen shpejt nga dritaret, kurse njëri nga ta është lënduar nga xhami i thyer, raportojnë mediat botërore,

Disa pjesëtarë të stafit ishin duke pastruar dyshemenë nga përmbysjet kur një shi i madh dhe erë fillon të dëmtojë pjesën e jashtme të restorantit, duke thyer pastaj tërësisht edhe xhamat e lokalit.

Ditët e ftohta pa dyshim që do të prekin edhe Ulqinin por për momentin le ti shijojmë rrezet e diellit.

  • 1

    Radio