Festivali i fëmijëve: Fituese Aurora Axhemoviq
Prej tvteuta10:18, 29 Dhjetor 2016
Mbrëmë në Qendrën për Kulturë u mbajt Festivali i 9 i këngës për fëmijë në të cilën fituese u shpall Aurora Axhemoviq me këngën “Divan dan”. Vendi i dytë i shkoi Indrit Pelingut me këngën “Jam Ronaldo, jam Mesi”, kurse në vendin e tretë u zgjodh kënga “Ekzistojmë” e kënduar nga Anabela Rudoviq dhe Laura Shkreli.
Çmimin për më shumë shikime online i shkoi këngës “Personi im i dashur “ e kënduar nga Neira Murati dhe Vanesa Smajlaj, kurse çmimi “Fiqri Hasanaga” për këngëtarin më të ri i takoi Rajan Fanit i cili interpretoi këngën “Spiderman”.