Rajoni/Bota Më shumë

Fauci mbështet ‘urdhrin’ e vaksinimit kundër COVID-19 për nxënësit e shkollave amerikane

Prej tvteuta14:44, 30 Gusht 2021


Dr Anthony Fauci, eksperti kryesor amerikan i sëmundjeve infektive, tha të dielën se ai mbështet vaksinimin tek fëmijët që ndjekin shkollat pasi varianti shumë ngjitës Delta i coronavirusit vazhdon të nxisë një rritje të rasteve në vend.

“Unë besoj se urdhërimi i vaksinave për fëmijët që shkojnë në shkollë është një ide e mirë”, tha Fauci për CNN. “Ne e kemi bërë këtë për dekada dhe dekada, duke kërkuar vaksinime kundër poliomielitit, fruthit, shytave, rubeolës, hepatitit”.

Aktualisht, fëmijët nën 12 vjeç nuk kanë të drejtë të marrin vaksinën COVID-19.

Por Fauci, në një intervistë të veçantë në programin “This Week” të ABC, tha se duhet të ketë të dhëna të mjaftueshme deri në fillim të tetorit që Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave të konsiderojë nëse vaksina është e sigurt për fëmijët nën atë moshë, përcjell

  • 1

    Radio