Aktuale Më shumë

“Eskobari nuk është shkarkuar, ai do të marrë një funksion të ri si pjesë e rotacionit të rregullt”

Prej tvteuta13:25, 6 Maj 2024

Departamenti i Shtetit mohoi që Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të jetë shkarkuar nga detyra, duke deklaruar se Escobar do të marrë një pozicion të ri në javët në vijim, në kuadër të ndryshimeve të rregullta, do të marrë një funksion të ri.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, në pyetjen e Tanjug nëse mund ta konfirmojë lajmin e publikuar nga portali Frontliner se Escobar është shkarkuar nga detyra, ka theksuar se deklaratat e redaktorit të portalit Frontline, Vudi Xhimshiti janë të rreme dhe se Escobar nuk është larguar nga detyrat e tij.

“Të gjithë diplomatët e karrierës jashtë vendit ndërrohen çdo një deri në katër vjet, gjë që është një praktikë e rregullt. Si zyrtar diplomatik, Escobar ka qenë në pozicionin e tij aktual për tre vjet dhe duhet të kalojë në detyrën e tij të ardhshme në javët në vijim. Deri në tranzicionin e planifikuar, ai mbetet në pozicionin e tij si Zëvendës Ndihmës Sekretar në Zyrën për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, si dhe i Dërguari Special për Çështjet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në përgjigjen e Departamentit të Shtetit për Tanjug.

Ditën e djeshme portali Frontliner publikoi lajmin se Escobar ishte shkarkuar nga detyra.

  • 1

    Radio