Sporti Më shumë

Edhe këtë vit turneu “Trofeu i Ulqinit”

Prej tvteuta09:51, 21 Prill 2017

Për të tretin vit me radhë në Ulqin organizohet turneu në pingpong “Trofeu i Ulqinit” ku do të marrin pjesë 200 garues nga shtatë shtete si Turqia, Rusia, Romania, Serbia, Bosna dhe Hercegovina, Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi.

Me datë 22 dhe 23 prill Ulqini do të jetë vendtakimi i adhuruesve të këtij sporti. Në sallën e shkollës fillore “Marshali Tito” garuesit do të luftojnë për trofeun në tri kategori: pioner, senior dhe veteran, kështu shprehet për tv Teutën organizatori Remzo Pulti, kryetar i klubit “Valdanos”.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio