Rajoni/Bota Më shumë

Edhe 50 mijë afganë në SHBA/ Vazhdon përpjekja për të ndihmuar bashkëpunëtorët

Prej tvteuta12:59, 4 Shtator 2021

 

  

Shtetet e Bashkuara do të pranojnë edhe të paktën 50,000 afganë si pjesë e përpjekjeve të këtij vendi për të ndihmuar bashkëpunëtorët e luftës amerikane në Afganistan, tha kreu i Departamentit të Sigurisë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara. Në SHBA tashmë kanë arritur dhjetëra mijëra afganë të cilët e kanë kaluar kontrollin e sigurisë dhe janë vendosur në bazat ushtarake në të gjithë vendin. Ata po marrin trajtim mjekësor, ndihmë në paraqitjen e aplikacioneve për migrim dhe shërbime të tjera që u garantojnë atyre qëndrim të përhershëm në SHBA. Sekretari i Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas, tha më 3 shtator se angazhimi i SHBA-së mbetet i qëndrueshëm dhe se SHBA-ja pret që të pranojë edhe 50,000 afganë mirëpo, sipas tij, nuk ka një kufi në numrin e atyre që mund të dërgohen në SHBA.

Më shumë se 120,000 njerëz u larguan nga aeroporti i Kabulit pasi talibanët morën kontrollin e vendit. Megjithëse transporti ajror përfundoi më 31 gusht me tërheqjen e trupave amerikane, zyrtarët talibanë kanë thënë se do të lejojnë të largohen njerëzit me dokumente udhëtimi të vlefshme. Afganët që planifikojnë të rivendosen në Shtetet e Bashkuara kanë marrë ose janë në proces të marrjes së asaj që njihet si një Vizë Imigruese e Posaçme, e cila lëshohet për personat që kanë punuar për ushtrinë amerikane ose NATO-n si përkthyes ose në një kapacitet tjetër dhe për afganët që konsiderohen të kërcnuar nën regjimin taliban.

  • 1

    Radio