Dyshohet se peshkatarët me dinamit kanë ndihmën e policisë
Prej tvteuta18 September 2017
Këshilli për kontrollin qytetar të policisë i ka dërguar padi penale Prokurorisë speciale kundër personave që dyshohet se me vite peshkojnë me dinamit dhe të cilët, sipas tyre, kanë ndihmën logjistike edhe të personave që punojnë në polici. Padia është e bazuar në prova dhe hetime që janë grumbulluar nga qytetarët dhe aktivistët e sektorit civil në qytetet bregdetare. Me padinë janë të njoftuar prokurori speciale Milivoje Katniq si dhe kryeministri Dushko Markoviq. Nga Këshilli i bëjnë thirrje institucioneve që këtë padi ta trajtojnë në mënyrë të kujdeshshme dhe profesionale.