Aktuale Më shumë

Deputeti dhe kryetari i Forcës Genci Nimanbegu uron 28 nëntorin – Ditën e pavarësisë

Prej tvteuta18:26, 28 Nëntor 2021

Deputeti shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi dhe kryetari i Forcës së re demokratike uroi festën e 28 nëntorit përmes mesazhit të cilin mund ta lexoni në tërësi:

Të nderuar bashkëkombës,

Dëshiroj t’ju uroj festen e 28 Nëntorit, Ditën e Flamurit tone Kombëtar dhe E shpalljes se Pavarësisë së Shqipërisë, dat a më e rëndësishme për kombin tonë shqiptar.

28 Nëntori i vitit 1912 nuk ishte thjesht një akt i rastësishëm. Ishte datë kur u muarr vendimi historik në vulosjen e pavarësimit tona si komb, në rrugën tonë të vështirë për liri, mëvetësi dhe pavarësi.

Kjo datë përveç kurorëzimit dhe rrugëtimit të gjatë për kombin tonë drejt arritjes së pavarësisë, duhet të shërbejë për të kujtuar me krenari të kaluarën tonë, për të mbrojtur me ndërgjegje të tashmen tonë, dhe mbi të gjitha për të punuar me vizion për të ardhmen e kombit tonë.

Një datë e tillë çdo herë na kujton mençurinë, urtësinë dhe vlerat e kombit tonë. Kjo na bën të mos i harrojmë sakrificat e mëdha që sollën lirinë dhe pavarësinë e kombit shqiptar, të cilën sot e gëzojmë dhe na obligon të punojmë me përgjegjësi dhe me vetëdijë kombëtare ndaj atdheut tonë.

Ngritja e Flamurit Kombëtar nga Skenderbeu në Krujë më 28 Nëntor 1443 dhe ngritja e Flamurit Kombëtar nga Ismail Qemali në Vlorë më 28 Nëntor 1912, për ne Shqiptarët autoktonë në Mal të Zi duhet të na kujtojë për të forcuar unitetin mes nesh. Mbi të gjitha për të punuar me bashkërendim, dinjitet, nder, dhe përgjegjësi në arritjen e plotë të respektimit të të drejtave dhe të mundësive të barabartë me popujt tjerë në Mal të Zi në përputhje me mekanizmat vendor dhe ndërkombëtar.

Gëzuar!

Genci Nimanbegu, deputet dhe Kryetar i Forcës së Re Demokratike

  • 1

    Radio