Aktuale Më shumë

Deputeti Genci Nimanbegu takohet me senatorët amerikan Chris Murphy dhe Gary Peters

Prej tvteuta11:43, 25 Maj 2023

Kryetari i Forcës së Re Demokratike Genci Nimanbegu dhe përfaqësuesit e opozitës dhe partive të pakicave kombëtare u takuan dje me senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters, të cilët po qëndrojnë në Malin e Zi.

Në takimin me senatorët amerikanë Murphy dhe Peters, kryetari Nimanbegu foli mbi forcimin e demokracisë në Mal të Zi dhe vëmendjen e SHBA-së ndaj pozitës së pakicave kombëtare. Me theks të veçantë është diskutuar për pritshmëritë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare dhe domosdoshmërinë e decentralizimit të pushtetit në drejtim të kërkesave të shqiptarëve. Kjo është theksuar për faktin se dy qeveritë në dy vitet e fundit janë marrë shumë pak me këto çështje.

Barazia e shqiptarëve në Mal të Zi, bashkimi i politikës dhe zhvillimi ekonomik janë prioritetet tona – theksoi Nimanbegu.

Deputeti Nimanbegu falënderoj senatorët amerikanë për vizitën e tyre dhe theksoj rëndësinë që  partneriteti me SHBA është jetik për Malin e Zi dhe rajonin.

Senatorët Murphy dhe Peters vlerësuan arritjet politike sa i takon forcimit  të politikës që përkrah proceset euroatlantike dhe shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim dhe ndihmë të vazhdueshme në këtë drejtim.

 Forca e Re Demokratike

  • 1

    Radio