Rajoni/Bota Më shumë

Departamenti i Shtetit inkurajon Kosovën e Serbinë të vazhdojnë moratoriumin mbi njohjet

Prej tvteuta10:10, 4 Shtator 2021

Departamenti i Shtetit Amerikan inkurajoi Kosovën dhe Serbinë që të vazhdojnë me moratoriumin mbi çështjet e njohjes që ndërlikojnë përparimin në fushat teknike, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për Zërin e Amerikës duke u përgjigjur në pyetje lidhur me përvjetorin e parë të marrëveshjes së Uashingtonit.

Dy versione të dokumentit prej gjashtëmbëdhjetë pikash, për palët kosovare dhe serbe, u nënshkruan një vit më parë në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, në prani të ish-presidentit amerikan Donald Trump, nga ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti aktual serb Aleksandër Vuçiq.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha në përgjigje për Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Kosovën dhe Serbinë në përmbushjen e detyrimeve të tyre, duke mbështetur, siç tha ai, qëllimin e normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve të tyre

  • 1

    Radio