Rajoni/Bota Më shumë

Dënohet polici serb Zoran Vukotiq për krime lufte në Kosovë

Prej tvteuta19:10, 5 Korrik 2021

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me dhjetë vjet burgim, Zoran Vukotiqin për krime lufte kundër popullatës civile, përkatësisht dhunim seksual ndaj gruas shqiptare në komunën e Vushtrrisë.Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës ka thënë se ky është rasti i parë që dikush dënohet për një krim të tillë në Kosovë, nga Gjykatat vendore.

Presidentja e Kosovës Osmani, në reagimin e saj tha se  dënimin e Vukotiq e ka quajtur një përparim të rëndësishëm, pasi për herë të parë një polic serb është dënuar për përdhunim gjatë luftës në Kosovë. “Por mos të harrojmë se drejtësia e vonuar është e drejtësisë e mohuar. Ne kemi nevojë për përgjegjësi dhe drejtësi për mijëra raste të tjera të grave kosovare”, ka shkruar Osmani në Twitter.Ndryshe, ky është rasti i parë që dikush dënohet për një krim të tillë në Kosovë, nga gjykatat vendore.

  • 1

    Radio