Sociale Më shumë

Demos: Zyrtarët e policisë të japin dorëheqjet

Prej tvteuta15:13, 19 Janar 2017

Demos u bën thirrje zyrtarëve të policisë që të japin dorëheqjen dhe detyrën e sigurisë së qytetarëve ta dorëzojnë në duart e atyre që duan të luftojnë  krimin e organizuar në Mal të Zi, thuhet në kumtesën e këtij subjekti politik.

Deklarata e Demos vjen pas shpërthimit të mbrëmshëm në makinën e një prej personave të njohur nga policia Gjorgje Sekulloviq, i cili mbeti i vdekur , kurse shoqëruesja e tij është në gjendje të rëndë në spital.  “Edhe pse Bashkimi Evropian vazhdimisht tregon për rezultatet e dobëta në luftën kundër krimit të organizuar,  Qeveria tenton të potencojë tema tjera si primare, sidomos ato që kanë të bëjnë me përçarjen e qytetarëve.

Pasi dyshojmë se zyrtarët e policisë  mund të distancohen nga lidhjet pothuajse evidente në mes krimit të organizuar dhe organeve shtetërore, u bëjmë thirrje që të japin dorëheqjen. “, thuhet në mes tjerash në  deklaratën e Demos.

  • 1

    Radio