Aktuale Më shumë

Data e zgjedhjeve  në Kosovë 17 tetor   

Prej tvteuta17:10, 16 Qershor 2021

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar datën 17 tetor 2021 për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë. “Presidentja ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në përputhje me këtë vendim dhe legjislacionin në fuqi”, thuhet në një njoftim nga Presidenca. Shpallja e datës së zgjedhjeve pason konsultimet që ka zhvilluar presidentja Osmani me përfaqësuesit e partive politike në fillim të muajit qershor. Më 14 qershor, një ditë para shpalljes së datës për zgjedhjet lokale, presidentja Osmani ka shkarkuar Valdete Dakën nga pozita e kryesueses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dhe në këtë pozitë ka emëruar Kreshnik Radoniqin, i cili është gjyqtar në Departamentin special të Gjykatës së Apelit. Partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë kundërshtuar vendimin duke thënë se ai rrezikon edhe pavarësinë e mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale. Ekspertët ndërkohë mendojnë se pas zgjedhjeve të fundit parlamentare më 14 shkurt, zgjedhjet lokale do të krijojnë një hartë të re politike, por ndryshimi nuk do jetë i theksuar si në nivel qendror.

  • 1

    Radio