CUNGU FTON PER INVESTIME NE ULQIN
Prej tvteuta26 April 2017
Forumi ekonomik i prodhuesve shqiptare I cili u mbajt me 21 prill ne Peje grumbulloi afariste dhe prodhues te shumte mbarekombetare, te cilet shpalosen nevojat e tyre per zhvillimin e prodhimeve te veta si dhe sfidat me te cilat ballafaqohen ne tregun vendas dhe te huaj. Ne forum ishin te pranishem edhe pjesemarres nga Ulqini me ne krye Nazif Cungun, kryetarin e Komunes  i cili ne fjalen e rastit tha se ne Komunen e Ulqinit kemi mundesi te shumta per investime duke i ftuar bizneset shqiptare qe te vijne dhe te investojne ne Ulqin. Ai theksoi se ne Ulqin veprojne dy klube te biznesit UBA dhe BKA te cilet me nje lidhshmeri te perbashket arrisin te jene prezent ne cdo pjese. Cungu apeloi tek qeverite se duhet te kryejne hapjet e rrugeve per te cilat jane nenshkruar vendimet, sepse me hapjen e rrugeve dalim nga izolimet dhe u jepet mundesia zhvillimeve te shumta.