Politikë Më shumë

Cungu: Emigrimi pasojë e diskriminimit dhe mungesës së investimeve

Prej tvteuta10:03, 22 Prill 2017

Kryetari i Komunës së Ulqinit,  Nazif Cungu, ka thënë se gjendja e shqiptarëve në Mal të Zi lë shumë për të dëshiruar, sepse, si pasojë e diskriminimit të vazhdueshëm për dekada me radhë, trojet e shqiptarëve në Mal të Zi janë zhytur në varfëri. Ai ka theksuar se diskriminimi ka bërë që një përqindje shumë e madhe e bashkëkombësve tanë ta braktisin vendlindjen dhe të kërkojnë një jetë më të mirë në emigracion. Po ashtu, Cungu ka thënë se presioni i vazhdueshëm diskriminues ka çuar në asimilimin e një pjese të mirë të popullsisë shqiptare në Mal të Zi. “Me anën e koalicionit të ri qeverisës ku marrim pjesë ne kemi mundur t’i përmbushim disa prej kërkesave legjitime të shqiptarëve sikurse është përdorimi i simboleve dhe gjuhës shqipe në trojet tona.

Po ashtu, qeveria e ka miratuar formimin e Komunës së Tuzit dhe së shpejti presim që Kuvendi i Malit të Zi ta miratojë ligjin që e mundëson këtë komunë të dytë me shumicë shqiptare”, ka deklaruar Cungu në një intervistë për “Epoka e re”. Ai ka bërë me dije se për një periudhë të gjatë Komuna e Ulqinit ka qenë e neglizhuar dhe diskriminuar nga pushteti qendror dhe nuk ka përfituar nga investimet publike shtetërore. Përpos kësaj, Cungu ka thënë se edhe qeverisja e mëparshme komunale ka lënë shumë për të dëshiruar dhe jo vetëm se nuk ka bërë punët dhe investimet që kanë pasur nevojë qytetarët, por e kanë mbushur buxhetin e komunës me borxhe të mëdha të cilat ende jemi duke i paguar.

  • 1

    Radio