Çmimet e karburantit më shtrenjtë
Prej tvteuta15:45, 12 Dhjetor 2016
Çmimet e karburantit prej nesër do të jenë më shtrenjtë për 5 cent, lajmërohet nga Ministria e ekonomisë. Një litër eurosuper 95 do të kushtojë 1.13 euro, ai 98 1.17 euro, kurse i eurodizelit do të jetë 1 euro.
Këto çmime do të jenë në fuqi edhe për të paktën dy javët e ardhshme.