Politikë Më shumë

Brajoviq: Hyrja në NATO është moment historik

Prej tvteuta10:03, 24 Prill 2017

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi Ivan Brajoviq, e ka cilësuar si moment historik hyrjen e Malit të Zi në NATO. Sipas tij, edhe pse opozita nuk ka qëndrim pozitiv ndaj këtij antarsimi, ajo nuk ka shfrytëzuar asnjërin prej mekanizmave kushtetues për organizimin e referendumit.

Brajoviq shprehu edhe njëherë qëndrimin e njohur të mazhorancës se referendumi në Mal të Zi nuk është i nevojshëm pasi nuk parashihet me Kushtetutë. Ai u ndal edhe te bojkoti i Kuvendit nga ana e opozitës, duke vlerësuar se ai do të kenë pasoja në përkrahjen që do të marrin nga votuesit në të ardhmen.

  • 1

    Radio