Sporti Më shumë

Benzema e quan ditë të trishtë largimin nga Real Madridi

Prej tvteuta18:23, 6 Qershor 2023

Karim Benzema të martën është përshëndetur nga Real Madridi me një konferencë të mbajtur në ambientet e klubit spanjoll. Sulmuesi francez ka marrë vendim të largohet nga Real Madridi pas 14 vjetësh, ndërsa karrierën pritet ta vazhdojë në Arabinë Saudite, te skuadra Al-Ittihad.

Benzema në konferencën për shtyp nuk ka zbuluar të ardhmen e tij, por ka thënë se ndihet i trishtuar që do të largohet nga Reali, skuadra që gjithmonë do ta mbajë në zemër.

Francezi iu bashkua Realit në vitin 2009 nga Lyoni dhe fitoi gjithçka që mund të fitohet në nivel klubesh, ndërsa në nivelin personal arriti ta fitojë “Topin e Artë” vitin e shkuar. Ai ishte kapiten i Realit në edicionin e fundit, të cilin e mbylli me 31 gola të shënuar në të gjitha garat.

Benzema ka falënderuar klubin, bashkëlojtarët dhe tifozët që e kanë përkrahur gjatë kësaj kohe sa ishte pjesë e Real Madridit.

“Është vështirë të flas me kaq shumë emocione, por dua t’i falënderoj të gjithë në klub. Ishte një rrugëtim i mirë në jetën time dhe kam qenë me fat pasi kam realizuar ëndrrën për të luajtur për këtë klub të madh. Nuk do ta harroj kurrë Real Madridin. Në fakt, është e pamundur të harrohet klubi më i mirë në historinë e futbollit. Por, ka ardhur koha që të largohem dhe të krijojë një rrugë tjetër në karrierë”, është shprehur Benzema. “Kam dashur që karrierën ta mbylli te Reali, por nganjëherë jeta të ofron një rast të ri. Ishte vendim i vështirë, por e kam marrë së bashku me familjen time”.

  • 1

    Radio