Rajoni/Bota Më shumë

BE: Thirrje për trupë mbrojtëse europiane

Prej tvteuta09:58, 3 Shtator 2021

Pas tërheqjes kaotike nga Afganistani në BE dëgjohet sërish thirrja për forcimin e aftësive ushtarake. Në takimin në Brdo, Slloveni, ministrat e BE kërkuan më shumë “hard power”, po jetësimi mbetet i vështirë.

Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell e quajti përvojën e Afganistanit një “katalizator”, një nga ato ngjarje historike, që ndryshojnë politikën dhe mund të sjellin më shpejt kthesën në çështjen e mbrojtjes europiane. “Kur, nëse jo tani”, pyet Borrell.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer bëri fjalë për një “fund të hidhur, një dështim të rëndë” në Afganistan. Mbetet të shihet, nëse perëndimi me këtë do të dëmtohet rëndë në plan afatgjatë. Ajo shpreh keqardhjen, që europianët “nuk janë në atë pikë ku duhet” me aftësitë e tyre mbrojtëse. Por nga kjo varet besueshmëria e Europës në të ardhmen, sepse deri më tani Europa ka qenë e varuar nga SHBA, siç u pa edhe në Kabul, u shpreh ajo.

  • 1

    Radio