Sociale Më shumë

Arrestohet Singjeliq: I dyshuar për organizimin e akteve terorriste

Prej tvteuta14:14, 2 Nëntor 2016

Njëri nga të dyshuarit si organizator i grupit kriminel i cili tentonte kryerjen e akteve terroriste në ditën e zgjedhjeve të 16 tetorit, Aleksandër Singjeliq, është arrestuar dhe ndodhet në burgun e Spuzhit.

Akoma nuk dihet sakëtsisht se si ka ardhur deri tek ky arrestim, pasi Singjeliq deri tani ndodhej në Serbi dhe jashtë arritjes së organeve kompetente të Malit të Zi. Sipas gazetës Vijesti, Singjeliq në burg ka përfunduar në rrethana tejet të dyshimta , kurse Dnevne Novine shkruajn se është arrestuar në Beograd para dy ditëve, e pastaj natën ekstraduar për në Mal të Zi. Nga Prokuroria Speciale nuk kanë dhënë informata në lidhje me këto spekullime , kurse hetimin e kanë shpallur sekret.

  • 1

    Radio