Kulturë Më shumë

Arkiva ruan pasurinë nga e kaluara

Prej tvteuta15:54, 12 Maj 2017

Në kuadër të javës së arkivave kombëtare në Galerinë e Qendrës për Kulturë u hap ekspozita e titulluar: “Ekspozita dokumentare e vulave, faksimilëve, logove dhe simboleve me materialet arkivore Ulqin 1921 – 1961”. Vizitorët e shumtë patën  mundësi të shohin se si dukeshin vulat dhe dokumentat nga fillim dhe mesi i shekullit njëzet. Materiali i pasur arkivor që mund të gjenden në arkivat e Ulqinit është pasuruar edhe me dokumentet nga familjet Stanović dhe Hajdinaga.

Drejtoresha e arkivës së Ulqinit Ljiljana Bullatoviq shprehu kënaqësinë e madhe për mundësinë që edhe për të pestin vit radhazi këto të dhëna mund të shihen në galeri. Stevan Radunoviq, drejtor i Arkivit të Shtetit në Cetinë, përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit dhe vlerësoi punën e departamentit arkivor në Ulqin, i cili siç tha ai – ka dhënë gjithmonë një kontribut të madh në pasurimin dhe ruajtjen e dokumenteve dhe materialeve arkivore të zonës.

  • 1

    Radio