Analiza: Uji në Plazh të Vogël në kufijtë e normales
Prej tvteuta10 August 2017
Nga të Mirat Detare njoftojnë se përsëritja e analizave të ujit në Plazh të Vogël ka treguar se pastëria ndodhet në kufijtë e normales, çka do të thotë se nuk është i dëmshëm për larje. Megjithatë ato thonë se analizat e ujit nga ky lokalitet do të vazhdojnë , në mënyrë që qytetarët të jenë të njoftuar me cilësinë gjatë gjithë kohës. Tri analizat e mëparshme treguan nivel më të lartë të bakterieve se normalja, prandaj edhe uji u cilësua si jo i përshtatshëm për larje, por analizat e reja tregojnë se gjendja ka ndryshuar për mirë. Duhet theksuar se në në ujin e Plazhit të Vogël nuk ka derdhje të kanalizimeve, prandaj secila ndotje është kalimtare dhe e shkaktuar nga shfrytëzuesit të cilët e frekuentojnë në masë të madhe.