TURIZËM Më shumë

Aksionerët të pakënaqur që bisedimet mbahen sekret

Prej tvteuta10:16, 9 Gusht 2017

Aksionerët e vegjël të kompanisë “Riviera e Ulqinit” janë shprehur të pakënaqur që ministria e turizimit po mban bisedime sekrete me kompaninë Karisma, e cila është e vetmja e interesuar për marrjen me qira të ish gjigandit hotelerik.

Përfaqsuesit e tyre Mirosllav Jeliçiq dhe Tripko Krgoviq thonë se një sjellje e tillë në proceset e privatizimit është e paparë dhe tejet shqetësuese, çka ngjall edhe dyshime për rregullsinë e gjithë prcedurës. Nga kompania Karisma kanë konfirmuar fillimin e bisedimeve me ministrinë përkatëse kurse kjo e fundit ka njoftuar se detajet do të bëhen publik në ditët në vijim. Aksionerët e vegjël më herët kanë dorëzuar edhe padi penale pranë Gjykatës ekonomike mbi vendimin e ministris për dhënien me qira të hotelve Olimpik, Belvi dhe kampit Neptun.

  • 1

    Radio