Aksident tragjik në Turqi, 20 turistë të vdekur
Prej tvteuta13 May 2017
Rrëzimi i një mikrobusi me turistë turq nga një majë e thepisur në Marmaris i ka kushtuar jetën 20 personave, ndërsa 11 të tjerë janë plagosur rëndë. Mjeti ishte nisur për një udhëtim një ditor drejt Marmarisit nga Buca e provincës perëndimore të Izmirit, kur drejtuesi humbi kontrollin e furgonit. 17 persona vdiqën në vend, ndërsa tre të tjerë ndërruan jetë gjatë rrugës për në spital. Autoritetet lokale thonë se shumica e viktimave ishin gra e fëmijë. Mikrobusi ka qenë i mbushur me turistë vendas dhe nuk kishte të huaj. Shkaqet e aksidentit janë duke u hetuar nga forcat e policisë, të cilat po shohin si pistë të parë mundësinë e një mosfunksionimi të frenave.