Aktuale Më shumë

Akeksandër Vulin: Serbia mund të kthehet sërish në Kosovë

Prej tvteuta13:31, 3 Nëntor 2021

Ministri serb Mbrojtjes, Akeksandër Vulin ka kërcënuar të mërkurën Prishtinën zyrtare me forcën që ka vendi i tij, duke u shprehur i bindur se sipas tij , Serbia mund të kthehet sërish në Kosovë.

Përmes një deklarate për mediat, ai  ka hedhur poshtë raportet se Serbia nuk po përgatit vullnetarë rusë për t’u kthyer në Kosovë. Sipas ministrit Vulin, nëse Beogradi do të dëshironte të kthehej me forcë në Kosovë, nuk do të kishte nevojë për rusë apo të huaj të tjerë, por do t’i mjaftonin serbët e lindur atje.

“Kur te shqiptarët mbretëron frika dhe ndërgjegjja e papastër, ata zakonisht flasin për agresionin serb dhe rrezikun rus dhe fillojnë të ankohen se sa i rrezikshëm është Vuçiçi dhe Serbia. As presidenti Vuçiç dhe as unë nuk po kërkojmë vullnetarë rusë. Për kthim në Kosovë nuk na duhen rusët, na mjaftojnë serbët atje. Shqiptarët e kuptuan këtë kur dërguan njësitë speciale në veri, por që i kthyen prapa të turpëruara e të mposhtura”

Vulin, ideator i projektit “bota serbe”, i cili është cilësuar nga ekspertët ndërkombëtarë si si vazhdim i projektit për “Serbinë e madhe”, ka vazhduar po ashtu me fyerjet ndaj shqiptarëve duke i quajtur me fjalën serbe “shiptari”

Vulin ka folur edhepër forcën që ka ushtria serbe dhe vetë shteti i Serbisë, duke thënë se ushtria dhe policia do të marrin pajisjet dhe armët më të fundit nga Rusia. Sipas tij, bazuar në marrëveshjet dhe kontratat e lidhura më parë me Rusinë, ushtria do të bëhet “shumë më e fortë”.

  • 1

    Radio