Aktuale Më shumë

Abazoviq mohon mundësinë që të përkah Gjukanoviq

Prej tvteuta19:35, 7 Mars 2023

Kryeministri në detyrë Dritan Abazoviq tha se ndryshimet e ministrave në qeverinë aktuale nuk janë në rend të ditës, edhe pse ka bisedime në mes subjekteve politike por ndryshimet nuk janë preokupimi qendror. Lidhur me mundësinë e formimit të një qeverie të re ai tha se kjo nuk mund të përjashtohet.

“Do të shohim, zgjedhjet janë afër. Kushdo që dëshiron të formojë qeverinë le ta formojë dhe derisa të ndodhë kjo, qeveria aktuale punon me kapacitet të plotë. Nëse diçka ndryshon, ne jemi këtu për të bërë dorëzimin e detyrës “, tha Abazoviq.

Lidhur me mbështetjen e mundshme të njërit prej kandidatëve në zgjedhjet presidenciale të 19 marsit, Abazoviq tha se nëse merren në konsideratë vlerat evropiane, atëherë oferta është e dobër. Në pyetjen nëse kjo do të thotë se mund të mbështesin Gjuaknoviq, Abazoviq e mohoi kategorikisht.

“Sigurisht që jo. Ndoshta për ju ai përfaqëson vlerat evropiane por për mua vetëm antievropiane. Së shpejti do të mblidhe Këshilli Qendror i partisë dhe do të deklarohemi për të dy raundet e zgjedhjeve presidenciale. E përsëris, pre s që Mali i Zi të fitojë një president të ri”, theksoi Abazoviq.

  • 1

    Radio