Otrant-Olimpik fiton edhe ndaj Igallos
Prej tvteuta10:16, 5 Nëntor 2018
Me golin e shënuar nga Knezheviq në minutin e fundit të ndeshjes , KF ” Otrant Olympic ” arriti të mposhtë KF ” Igallo ” duke shënuar fitoren e pestë radhazi dhe duke ruajtur pozicionin e vendit të tretë në tabelë. Trajneri i KF ” Otrant Olympic ” Millija Savoviq deklaroi për TvTeuta që beson në djemtë e klubit të cilin e drejton dhe që për asnjë moment nuk ka dyshuar në to sa i përket ndeshjes .
Savoviq ndër të tjera shtoi se ky rezultat ia përforcon edhe më shumë pozicionimin në tabelë dhe për këtë ndihen të lumtur . Djemtë e ” Otrant Olympic ” i presin edhe disa ndeshje të rëndesishme deri në përfundim të pjesës së parë të kampionatit, të cilën shpresojnë se do ta përmbyllin me rezultate pozitive.